Rama fton shoqërinë civile në dialog: “Ku të doni”
Kryeministri Edi Rama u ofroi organizatave të shoqërisë civile dialog pa kushte, në vendin dhe kohën që ato zgjedhin, ndërsa u bëri thirrje të distancohen qartë nga dhuna gjatë protestave.…

Kryeministri Edi Rama u ofroi organizatave të shoqërisë civile dialog pa kushte, në vendin dhe kohën që ato zgjedhin, ndërsa u bëri thirrje të distancohen qartë nga dhuna gjatë protestave.
“Bujrum, DIALOG. Ku të doni. Kur të doni. Pa kushte”, shkroi Rama në postimin e tij, në përgjigje të një thirrjeje të disa organizatave të shoqërisë civile.
Ai u kërkoi organizatave të japin të parat shembullin e dialogut, duke shprehur gatishmërinë e qeverisë për të marrë pjesë.
Në të njëjtin postim, Rama kërkoi distancim nga hedhja e gurëve, zjarrvënia ndaj institucioneve dhe ajo që ai e cilësoi si keqpërdorim të të miturve. Sipas tij, e drejta e protestuesve paqësorë rrezikohet nga personat që ushtrojnë dhunë, ndërsa ai mohoi që kërcënimi të vijë nga policia.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


