Radoiçiqi në tubimin e SNS-së, BE-ja kritikon Serbinë
Bashkimi Evropian e ka kritikuar Serbinë për mungesën e hapave për arrestimin dhe ndjekjen penale të Millan Radoiçiqit për sulmin në Banjskë, ndërsa zëdhënësi Christian Wiegand i tha Radio Evropës…

Bashkimi Evropian e ka kritikuar Serbinë për mungesën e hapave për arrestimin dhe ndjekjen penale të Millan Radoiçiqit për sulmin në Banjskë, ndërsa zëdhënësi Christian Wiegand i tha Radio Evropës së Lirë se BE-ja është e shqetësuar edhe nga raportimet për praninë e tij në një tubim parazgjedhor të SNS-së.
“Presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht përmes kanalit të vendosur për ndihmë të ndërsjellë juridike”, deklaroi Wiegand. Sipas tij, çështja është zvarritur për një kohë të gjatë dhe Serbia duhet ta trajtojë pa vonesa të mëtejshme.
Reagimi pason shfaqjen e Radoiçiqit më 9 tetor në tubimin e SNS-së në Kragujevc. Prokuroria e Lartë Publike në Beograd i ka thënë REL-it se hetimet ndaj tij vazhdojnë, ndërsa në Serbi ende nuk është ngritur aktakuzë për sulmin.
Radoiçiqi e ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Në përleshjet që pasuan u vranë edhe tre sulmues. Kosova e ka akuzuar Serbinë se qëndron prapa sulmit, akuza që Beogradi zyrtar i ka mohuar.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


