Pa kategori

“Qytetin e latë në bërllok” — Rama drejton gishtin nga VV-ja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje se kanë “sabotuar pastrimin e Prishtinës”, pas dështimit të propozimit për themelimin e kompanisë komunale “Pastrimi”. Pretendimi është bërë…

“Qytetin e latë në bërllok” — Rama drejton gishtin nga VV-ja
Dëgjo artikullin 2 min

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje se kanë “sabotuar pastrimin e Prishtinës”, pas dështimit të propozimit për themelimin e kompanisë komunale “Pastrimi”. Pretendimi është bërë nga Rama në një reagim publik.

“Ja kush jeni ju! Me votën tuaj e latë qytetin në bërllok, lagjet ku jetoni vetë, rrugët ku ecin fëmijët tuaj, familjet tuaja. Krejt qytetarët e Prishtinës i lini në bërllok. Çka mundet njeri me thënë më shumë për ju? Mjerë ata qytetarë që ju kanë votuar dhe ju kanë besuar kur ju keni shitë pallavra se jeni këtu për të mirën e tyre. Besoj që secili votues i juaji sot ndihet i turpëruar kur e sheh çka bëni ju këtu, jo veç me votën tuaj, por edhe me sjelljet në Asamblenë e Kryeqytetit. Marre!”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se mosvotimi për largimin e mbeturinave nga lagjet dhe rrugët e kryeqytetit e tejkalon çdo nivel të logjikës.

“Mos me votu me u hek bërlloku prej dyerve tona, prej lagjeve tona, prej rrugëve ku ecin fëmijët tanë, e kalon secilin nivel të logjikës. Kjo i bjen me punu kundër vetëvetes! Seriozisht, jeni për studim!”, ka deklaruar Rama.

DPT — Drita për të vërtetën

Scroll To Top