Qorrolli: Zgjedhjet e reja e lëndojnë procesin në Hagë
Deputeti dhe kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, tha se shkuarja në zgjedhje e lëndon procesin në Hagë dhe Republikën e Kosovës, duke bërë thirrje që sot të votohen…

Deputeti dhe kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, tha se shkuarja në zgjedhje e lëndon procesin në Hagë dhe Republikën e Kosovës, duke bërë thirrje që sot të votohen presidenti dhe projektligji për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Në një postim në Facebook, Qorrolli i paraqiti të dyja votimet si pjesë të detyrimit për funksionimin e institucioneve. “Sot nuk është dita për ta çuar shtetin në prapakthim: e votojmë Presidentin dhe e votojmë Projektligjin për Specialen, sepse të dyja janë pjesë e të njëjtit detyrim — t’i japim vendit institucione funksionale dhe vendimmarrje”, shkroi ai.
Thirrja vjen më 6 tetor, në ditën e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit, të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Projektligji për Specialen kaloi në parim të hënën, por Kuvendi i mbylli punimet pa proceduar mocionin e PDK-së për miratim në lexim të dytë brenda së njëjtës ditë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


