Gjykata Speciale flet për nismën e Kosovës për ndryshimin e ligjit
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë reaguar lidhur me nismën për ndryshimin e ligjit që rregullon funksionimin e tyre, duke bërë të ditur se nuk janë konsultuar për propozimet që…

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë reaguar lidhur me nismën për ndryshimin e ligjit që rregullon funksionimin e tyre, duke bërë të ditur se nuk janë konsultuar për propozimet që po diskutohen në Kosovë.
“Nuk jemi konsultuar”, kanë deklaruar nga Gjykata Speciale për Radion Evropa e Lirë. Krahas kësaj përgjigjeje, institucioni ka theksuar se nuk komenton iniciativa politike.
Nisma e Partisë Demokratike të Kosovës aktualisht po shqyrtohet nga zyra ligjore e kryeministrit Albin Kurti, sipas raportimit të përcjellë nga Gazeta Express.
Ndër ndryshimet e propozuara janë kufizimi i dënimit maksimal në 15 vjet burgim dhe mundësia që personat e dënuar të përfitojnë nga falja presidenciale.
Propozimi vjen pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, i cili nxiti reagime politike dhe protesta qytetare.
Megjithatë, ekspertë ligjorë të intervistuar nga REL-i kanë shprehur dyshime për realizimin e nismës dhe efektin që ndryshimet mund të kenë në praktikë.
Radio Evropa e Lirë