Pa kategori

Qelaj kërkon mekanizëm të pavarur për monitorimin e Speciales

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, kërkon që Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës të mbështesin krijimin e një mekanizmi të pavarur për monitorimin e procedurave gjyqësore në Dhomat e Specializuara, sipas…

Qelaj kërkon mekanizëm të pavarur për monitorimin e Speciales
Dëgjo artikullin 2 min

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, kërkon që Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës të mbështesin krijimin e një mekanizmi të pavarur për monitorimin e procedurave gjyqësore në Dhomat e Specializuara, sipas rekomandimit në raportin e institucionit të tij.

Gjatë prezantimit të raportit ex officio në një tryezë në Prishtinë, Qelaj tha se mungesa e monitorimit dhe kontrollit demokratik nga institucionet e Kosovës ka krijuar probleme me transparencën dhe llogaridhënien e Speciales.

“Gjykata Speciale nuk i është nënshtruar monitorimit dhe kontrollit demokratik nga institucionet e Republikës së Kosovës, duke krijuar mungesë të transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës”, tha ai, duke cituar raportin.

Raporti trajton kohëzgjatjen e paraburgimit, barazinë e armëve mes palëve, pranueshmërinë e provave, monitorimin e komunikimeve dhe pavarësinë e mekanizmave mbikëqyrës. Ai rekomandon gjithashtu që shqetësimet e identifikuara t’i adresohen Këshillit të Evropës dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë.

Burim Tahiri, këshilltar i lartë juridik në Institucionin e Avokatit të Popullit, sqaroi se raporti nuk synon ndërhyrjen në rastet që po trajtohen nga Dhomat e Specializuara, por ngre shqetësime për standardet e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm, lirinë dhe sigurinë, mjetet juridike dhe llogaridhënien institucionale.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top