Punëtorët në Prishtinë protestojnë për zbatimin e pagës minimale
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik do të protestojnë sot drejt Komunës së Prishtinës për pagat që, sipas Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, nuk janë…

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik do të protestojnë sot drejt Komunës së Prishtinës për pagat që, sipas Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, nuk janë paguar në përputhje me vendimin e Qeverisë për pagën minimale.
Sipas njoftimit të federatës, protesta do të nisë në orën 11:00 nga zyrat e saj dhe do të vazhdojë deri në oborrin e komunës. Pritet pjesëmarrja e punëtorëve teknikë të shkollave fillore dhe të mesme të kryeqytetit, si dhe e punëtorëve teknikë dhe të sigurimit fizik të Qendrave të Mjekësisë Familjare.
Federata njofton se protesta do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


