Pse VV-ja votoi kandidaten e Listës Serbe? Murati jep arsyen
Hekuran Murati e ka arsyetuar votën e deputetëve të Vetëvendosjes për Tanja Vujoviqin e Listës Serbe me nevojën për të përfunduar konstituimin e Kuvendit. Ministri në detyrë i Financave tha…

Hekuran Murati e ka arsyetuar votën e deputetëve të Vetëvendosjes për Tanja Vujoviqin e Listës Serbe me nevojën për të përfunduar konstituimin e Kuvendit. Ministri në detyrë i Financave tha se procesi nuk duhej të mbetej peng i zgjedhjes së nënkryetares.
Sipas Muratit, Vujoviqi ishte kandidatja e fundit në radhë dhe nuk kishte një tjetër për t’u votuar. Ai sqaroi se mbështetja nuk erdhi nga të gjithë deputetët e VV-së.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
Murati tha gjithashtu se Lista Serbe përfaqëson shumicën e deputetëve të komunitetit serb dhe, sipas vlerësimit të tij, posti i nënkryetarit i takon asaj.
Deklaratën e dha pas seancës së Kuvendit, në të cilën nuk morën pjesë deputetët e PDK-së.
Foto arkivi / Montazh editorial: fotografia autentike e Muratit mbi një sfond simbolik të votimit.
DPT — Drita për të vërtetën


