Pa kategori

Pse Hoxhaj mbështet ligjin, ndonëse kërkon zhbërjen e Speciales?

Enver Hoxhaj e sheh të nevojshme vazhdimin e Ligjit për Gjykatën Speciale sepse, sipas tij, ai ia kufizon mandatin gjykatës, megjithëse vetë mbetet për zhbërjen e saj. Në emisionin “Pressing”…

Pse Hoxhaj mbështet ligjin, ndonëse kërkon zhbërjen e Speciales?
Dëgjo artikullin 1 min

Enver Hoxhaj e sheh të nevojshme vazhdimin e Ligjit për Gjykatën Speciale sepse, sipas tij, ai ia kufizon mandatin gjykatës, megjithëse vetë mbetet për zhbërjen e saj.

Në emisionin “Pressing” në T7, ish-kryetari i PDK-së tha se qëndrimin për zhbërjen e kishte shprehur edhe ditën e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai tregoi se atë ditë kishte qenë në galerinë e gjykatës dhe se të njëjtin qëndrim e kishte përsëritur pas daljes prej saj.

Për situatën aktuale, Hoxhaj dha këtë arsyetim:

“Por në këtë situatë ku jemi tash, arsyeja pse e shoh të nevojshme që ligji për Specialen të vazhdojë, është sepse substanca e tij e kufizon atë për çka është krijuar gjykata, për akuzën e trafikimit të organeve”, deklaroi ai.

Ky është interpretimi i Hoxhajt për kufijtë e mandatit të gjykatës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top