Pa kategori

Protestuesit pengojnë daljen e deputetëve të LDK-së nga Kuvendi

Disa protestues penguan daljen e deputetëve të LDK-së nga Kuvendi i Kosovës, duke u kërkuar të ktheheshin brenda dhe të votonin ndryshimet në ligjin për Specialen. Sipas një videoje të…

Protestuesit pengojnë daljen e deputetëve të LDK-së nga Kuvendi
Dëgjo artikullin 1 min

Disa protestues penguan daljen e deputetëve të LDK-së nga Kuvendi i Kosovës, duke u kërkuar të ktheheshin brenda dhe të votonin ndryshimet në ligjin për Specialen. Sipas një videoje të publikuar nga Demos, policët ndërhynë për të ndalur protestuesit që tentuan të afroheshin te dera prapa objektit.

Në video dëgjohen thirrje që deputetët të hyjnë sërish në sallë, si dhe fyerje ndaj tyre. Deputetët që kishin hapur derën për të dalë e mbyllën atë pas reagimit të protestuesve.

Protestuesit janë mbledhur për të kërkuar miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votim, duke paralajmëruar pasoja nga miratimi i propozimit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top