Pa kategori

Protestuesit hyjnë në Gjykatën e Apelit, ndërhyn policia

Protestuesit hynë në Gjykatën e Apelit në Tiranë ndërsa brenda kishte punonjës, sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Marinela Lina, nga vendngjarja. Gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë në emisionin “Shqipëria…

Protestuesit hyjnë në Gjykatën e Apelit, ndërhyn policia
Dëgjo artikullin 1 min

Protestuesit hynë në Gjykatën e Apelit në Tiranë ndërsa brenda kishte punonjës, sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Marinela Lina, nga vendngjarja.

Gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë në emisionin “Shqipëria Live”, Lina raportoi se protestuesit fillimisht hodhën gurë drejt fasadës dhe më pas hapën derën e hekurt, duke hyrë në godinë. Sipas saj, punonjësit që ndodheshin brenda u alarmuan.

Policia ndërhyri për t’i larguar protestuesit, të cilët nisën të tërhiqeshin. Sipas të njëjtit raportim, u kryen disa shoqërime dhe një efektiv policie u lëndua.

Ngjarja ndodhi gjatë ditës së shtatë të protestave në Tiranë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top