Protestat në Shqipëri: 310 persona morën ndihmë mjekësore
Gjithsej 310 persona kanë marrë ndihmë mjekësore që prej nisjes së protestave në Shqipëri më 13 tetor, sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë. Mes tyre janë 191 punonjës policie, 88…

Gjithsej 310 persona kanë marrë ndihmë mjekësore që prej nisjes së protestave në Shqipëri më 13 tetor, sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Mes tyre janë 191 punonjës policie, 88 protestues dhe 31 kalimtarë. Shifrat e ministrisë i referohen personave që kanë marrë shërbim mjekësor gjatë kësaj periudhe.
Në njoftimin për protestën e sotme, ministria përmend edhe një protestues të mitur dhe një përfaqësues të medias ndërkombëtare mes personave që kërkuan ndihmë. Përfaqësuesi i medias është larguar nga spitali pas trajtimit, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të njëjtit njoftim, dy kalimtarë vijojnë të jenë nën kujdes mjekësor dhe po u nënshtrohen ekzaminimeve, ndërsa një tjetër është larguar pasi ka marrë trajtimin.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


