Pa kategori

Protesta për Arlindën: Organizatorët u japin institucioneve 24 orë

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka paralajmëruar se do t’u japë institucioneve të Kosovës 24 orë për të nisur hetime dhe shkarkime të zyrtarëve që, sipas organizatës, mbajnë përgjegjësi…

Protesta për Arlindën: Organizatorët u japin institucioneve 24 orë
Dëgjo artikullin 1 min

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka paralajmëruar se do t’u japë institucioneve të Kosovës 24 orë për të nisur hetime dhe shkarkime të zyrtarëve që, sipas organizatës, mbajnë përgjegjësi për dështimet në mbrojtjen e Arlinda Zekajt.

Sipas thirrjes së Kolektivit, ultimatumi do të bëhet publik në protestën e sotme, më 28 tetor, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pas vrasjes së Zekajt. Organizata kërkon që siguria dhe jeta e grave të trajtohen si çështje urgjente kombëtare dhe që institucionet të përgjigjen ndaj femicidit.

Kolektivi njofton gjithashtu se përfaqësuesit e partive politike parlamentare nuk janë të mirëseardhur në protestë. Këtë qëndrim e lidh me atë që e cilëson si përpjekje të partive për ta shfrytëzuar politikisht vrasjen e grave.

“Revolta është e jona, dhe është e drejtuar kundër krejt juve. Nga ju lypet veprim, jo zaptim i zërit tonë popullor”, thuhet në reagim.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës dhe kanë paralajmëruar vazhdim të mobilizimit në ditët në vijim, përfshirë para institucioneve, për drejtësi dhe përgjegjësi në mbrojtjen e grave nga dhuna.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top