Protesta për Arlindën në Mitrovicë, kërkohen dorëheqje dhe ndjekje penale
Organizatorët e protestës së paralajmëruar në Mitrovicë për vrasjen e Arlinda Zekajt kërkojnë dorëheqje dhe ndjekje penale për personat që, sipas tyre, mbajnë përgjegjësi për dështimet institucionale në mbrojtjen e…

Organizatorët e protestës së paralajmëruar në Mitrovicë për vrasjen e Arlinda Zekajt kërkojnë dorëheqje dhe ndjekje penale për personat që, sipas tyre, mbajnë përgjegjësi për dështimet institucionale në mbrojtjen e saj.
Sipas njoftimit, protesta është paraparë të mbahet sot, më 30 tetor 2026, nga ora 13:00. Marshimi do të nisë nga shtatorja e Isa Boletinit dhe do të vazhdojë drejt Gjykatës, Qendrës për Punë Sociale dhe Policisë.
Me moton “Për Arlindën. Për drejtësi. Për të gjitha gratë”, organizatorët kërkojnë drejtësi, llogaridhënie dhe mbrojtje për gratë që përballen me dhunën. Ata pretendojnë se dështimet institucionale çuan në vdekjen e Arlindës dhe të grave të tjera.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


