Protesta në Tiranë: Mes të lënduarve edhe një diplomat
Një diplomat i huaj është mes 27 personave që morën trajtim mjekësor pas lëndimeve gjatë protestës së të martës në Tiranë, sipas ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu.…

Një diplomat i huaj është mes 27 personave që morën trajtim mjekësor pas lëndimeve gjatë protestës së të martës në Tiranë, sipas ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu.
Spahiu njoftoi se shtatë persona vazhdojnë të trajtohen në Spitalin Universitar të Traumës: një punonjëse policie, katër protestues dhe dy kalimtarë. Sipas saj, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Njëzet persona të tjerë janë larguar nga institucionet shëndetësore pas marrjes së ndihmës mjekësore. Mes tyre është edhe diplomati, i cili u trajtua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, bashkë me një përfaqësues të medias dhe gjashtë protestues.
Ministrja tha se gjendja e të lënduarve po ndiqet në komunikim me spitalet dhe se të dhënat përditësohen sipas verifikimeve të strukturave shëndetësore.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


