Projektligji për Specialen propozon dënim maksimal prej 15 vjetësh
Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar propozon kufizimin e dënimit maksimal me burgim në 15 vjet. Sipas tekstit të publikuar në…

Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar propozon kufizimin e dënimit maksimal me burgim në 15 vjet. Sipas tekstit të publikuar në faqen e Kuvendit të Kosovës, nisma parashikon edhe ndryshime në juridiksionin e Speciales.
Propozimi e lidh juridiksionin me pretendimet specifike të raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011. Ai parashikon periudhën kohore nga 1 korriku 1999 deri më 31 dhjetor 2000 dhe kufizimin territorial në veprat e pretenduara të kryera në Kosovë.
Teksti parashikon gjithashtu transferimin tek institucionet e Kosovës të rasteve që do të mbeteshin jashtë juridiksionit të ri, mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme për çështje të juridiksionit, vuajtjen e dënimeve në Kosovë dhe faljen presidenciale për personat e dënuar me vendim të formës së prerë.
Këto janë ndryshime të propozuara. Kuvendi e ka miratuar projektligjin vetëm në lexim të parë, me 91 vota për. Ende nuk është e qartë nëse leximi i dytë dhe votimi përfundimtar do të zhvillohen sot.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


