Pa kategori

Programi qeverisës ende në pritje, Nagavci fajëson opozitën

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, e lidh vonesën e programit qeverisës dhe planit të punës me ngërçin institucional, për të cilin fajëson opozitën, ndërsa thotë se dokumentet…

Programi qeverisës ende në pritje, Nagavci fajëson opozitën
Dëgjo artikullin 1 min

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, e lidh vonesën e programit qeverisës dhe planit të punës me ngërçin institucional, për të cilin fajëson opozitën, ndërsa thotë se dokumentet pritet të miratohen së shpejti.

Në deklaratën për KosovaPress, Nagavci theksoi se Qeveria tashmë e ka miratuar agjendën legjislative. Ajo tha se plani që do të zbatohet nuk ka ndryshime të mëdha nga zotimet e paraqitura më herët, por nuk dha një datë për miratimin e dokumenteve.

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, e kundërshtoi këtë qasje. Duke folur për KosovaPress, ai pretendoi se edhe mandati i kaluar kishte kaluar pa një plan të mirëfilltë pune dhe se vendimet ishin marrë sipas interesave partiake.

Sipas Ramadanit, nismat në agjendën legjislative duken se burojnë kryesisht nga administrata dhe stafi profesional, ndërsa mungojnë objektivat e qarta politike të ekzekutivit.

Veçmas, hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, tha për KosovaPress se mbi 65 projektligje janë në procedurë të shqyrtimit në lexim të parë. Ai vuri në pikëpyetje kapacitetet e Kuvendit dhe komisioneve për t’i përfunduar të gjitha brenda sesionit aktual.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top