Policia: Protesta për Specialen përfundoi pa incidente serioze
Protesta në Prishtinë për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale përfundoi kryesisht e qetë dhe pa incidente serioze, sipas Policisë së Kosovës, e cila raportoi megjithatë hedhje të…

Protesta në Prishtinë për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale përfundoi kryesisht e qetë dhe pa incidente serioze, sipas Policisë së Kosovës, e cila raportoi megjithatë hedhje të mjeteve piroteknike dhe fishekzjarreve nga disa protestues.
“Protesta ka përfunduar kryesisht e qetë pa incidente serioze, përjashtuar hedhjen e mjeteve piroteknike dhe fishekzjarrëve nga disa protestues”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia falënderoi qytetarët për bashkëpunimin, protestimin e qetë dhe respektimin e udhëzimeve policore.
Protesta përfundoi pasi Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet në ligj pak para mesnatës. Protestuesit kishin kërkuar miratimin e tyre edhe në lexim të dytë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


