Policia mohon përdorimin e kavove metalike ndaj protestuesve
Policia e Tiranës mohoi se ka përdorur kavo metalike ndaj protestuesve dhe deklaroi se mjetet e shfaqura në media u ishin sekuestruar katër të rinjve të maskuar paraditen e 15…

Policia e Tiranës mohoi se ka përdorur kavo metalike ndaj protestuesve dhe deklaroi se mjetet e shfaqura në media u ishin sekuestruar katër të rinjve të maskuar paraditen e 15 tetorit.
Sipas njoftimit të saj, të rinjtë po shkonin në protestë për të goditur protestuesit. Ky është pretendimi i policisë për qëllimin e tyre.
Institucioni iu përgjigj edhe një videoje ku pretendohej se persona me veshje civile kishin shoqëruar me forcë një grua. Policia tha se personi i shoqëruar ishte burrë dhe se veprimi ishte kryer nga punonjës të Policisë Kriminale. Sipas saj, ai dyshohet se drejtonte tubuesit dhe godiste me zare metalikë policët dhe institucionet.
Në të njëjtin reagim, Policia e Tiranës mohoi se ndonjë punonjës kishte dhënë dorëheqje dhe deklaroi se nuk ka urdhër për ushtrimin e dhunës ndaj personave të shoqëruar.
Sipas bilancit të policisë, gjatë tubimit të 15 tetorit janë dëmtuar 22 punonjës të saj, si dhe institucione, objekte private e bankare dhe sinjalistika rrugore.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


