Pa kategori

Përparim Rama për kreun e LDK-së: “Besoj që po”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se beson që do të kandidojë për kryetar të LDK-së, por theksoi se ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar. “Ende nuk e kam…

Përparim Rama për kreun e LDK-së: “Besoj që po”
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se beson që do të kandidojë për kryetar të LDK-së, por theksoi se ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar.

“Ende nuk e kam marr vendimin, por besoj që po”, deklaroi ai në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, kur u pyet për përfshirjen në garën e brendshme të partisë.

Rama e lidhi këtë mundësi me gatishmërinë për ta ndihmuar LDK-në të dalë nga gjendja ku ndodhet. Ai tha se ia ka ofruar vazhdimisht ndihmën partisë dhe se do të vazhdojë ta bëjë këtë.

Si argument për kontributin e tij, Rama përmendi rezultatin në Prishtinë, duke thënë se pas 12 vjetësh LDK-ja është e para në kryeqytet. Deklarata e tij lë të hapur kandidimin, pa e konfirmuar ende atë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top