Pa kategori

Peleshi: Çdo orë që kalon e vështirëson dialogun

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, paralajmëroi se vonesa e vështirëson dialogun mes palëve dhe u bëri thirrje të ulen për të dëgjuar njëra-tjetrën, në një postim në Facebook…

Peleshi: Çdo orë që kalon e vështirëson dialogun
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, paralajmëroi se vonesa e vështirëson dialogun mes palëve dhe u bëri thirrje të ulen për të dëgjuar njëra-tjetrën, në një postim në Facebook për protestat.

“Le të ulemi me njëri-tjetrin. Pa paragjykim, pa mllef. Çdo orë që kalon e bën më të vështirë dialogun”, shkroi ai, duke theksuar se komunikimi duhet të vazhdojë edhe kur palët nuk bien dakord.

Peleshi tha se të rinjtë kanë të drejtë të kërkojnë më shumë të drejta dhe një të ardhme të barabartë me bashkëmoshatarët në Bashkimin Evropian. Ai dënoi sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimin e pronës publike e private.

“Sulmet ndaj institucioneve, djegia dhe shkatërrimi i pronës nuk kanë të bëjnë as me studentët, as me të drejtën e tyre për të protestuar”, shkroi kryetari i Kuvendit.

Në postimin e tij, Peleshi ndau edhe deklaratën e Komisionit Evropian për protestat në Shqipëri.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top