PDK-ja kërkon rishqyrtim, Gruda mbron çdo shkronjë të ligjit
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara nuk kanë asnjë gabim dhe se qëndron pas çdo shkronje të tyre, pasi partia e tij…

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara nuk kanë asnjë gabim dhe se qëndron pas çdo shkronje të tyre, pasi partia e tij kërkoi kthimin e ligjit në Kuvend për rishqyrtim.
Gruda, i cili tha se ka punuar në hartimin e ligjit bashkë me një ekip, mbrojti përmbajtjen dhe procesin e përgatitjes së tij. Sipas tij, konsultimet janë zhvilluar me këdo që është dashur të konsultohet.
“Unë qëndroj sot, dhe do të qëndroj deri në fund, prapa çdo shkronje të këtij ligji”, deklaroi ai.
Deputeti tha se do të kishte preferuar që debati të përqendrohej te zbatimi i ligjit, në vend të rihapjes së diskutimit për të. Megjithatë, nëse Kuvendi e rishqyrton, ai kërkoi që kjo të bëhet me përgjegjësi, me argumente juridike dhe duke ruajtur thelbin e tij.
“Unë nuk tërhiqem nga bindja ime, nuk distancohem nga puna ime dhe nuk heq dorë nga qëllimi për të cilin ky ligj u hartua”, tha Gruda.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


