Pa kategori

PDK-ja i kërkon Kurtit shkarkimin e Gërvallës dhe Sveçlës

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i kërkoi kryeministrit Albin Kurti që të kërkojë dorëheqjen e Donika Gërvalla-Schwarz dhe Xhelal Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekajt dhe, nëse refuzojnë, t’i shkarkojë.…

PDK-ja i kërkon Kurtit shkarkimin e Gërvallës dhe Sveçlës
Dëgjo artikullin 1 min

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i kërkoi kryeministrit Albin Kurti që të kërkojë dorëheqjen e Donika Gërvalla-Schwarz dhe Xhelal Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekajt dhe, nëse refuzojnë, t’i shkarkojë.

Në konferencë për media, ajo u atribuoi dy ministrave përgjegjësi politike për dështimet institucionale në mbrojtjen e Zekajt. Sipas saj, Gërvalla-Schwarz ka pranuar dështimet, por ka shmangur përgjegjësinë që i takon si ministre e Drejtësisë dhe koordinatore kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave.

“Kërkesa jonë është e qartë: dorëheqje të ministrave përgjegjës, hetim të plotë të çdo dështimi dhe veprim urgjent për mbrojtjen e jetës”, tha Kabashi-Ramaj.

Deputetja argumentoi se dorëheqja e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, nuk e përjashton përgjegjësinë politike të Sveçlës. Ajo theksoi se ministri nuk është penalisht përgjegjës për çdo veprim të një polici, por mban përgjegjësi politike për drejtimin e institucionit.

Kabashi-Ramaj paralajmëroi gjithashtu angazhim për zbardhjen e përgjegjësive institucionale përmes komisionit hetimor për këtë rast.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top