PDK-ja braktis seancën në Mitrovicë pas përplasjes me Pecin
Asamblistët e PDK-së u larguan nga seanca e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut në shenjë proteste ndaj gjuhës që ia atribuuan kryetarit Faton Peci, ndërsa ai i mohoi akuzat…

Asamblistët e PDK-së u larguan nga seanca e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut në shenjë proteste ndaj gjuhës që ia atribuuan kryetarit Faton Peci, ndërsa ai i mohoi akuzat për fyerje dhe etiketime.
Largimi ndodhi gjatë seancës së 13-të të rregullt. Shefi i grupit të asamblistëve të PDK-së, Shkëlqim Ibrahimi, e lidhi vendimin me deklarimet publike të Pecit dhe mënyrën se si, sipas tij, kryetari u drejtohet përfaqësuesve të opozitës.
Ibrahimi përmendi një sekuencë nga emisioni “Context”, ku Peci kishte folur për një fotografi të tij, duke pretenduar se kryetari e kishte keqinterpretuar. Ai tha se në mandatin e kaluar PDK-ja nuk kishte përdorur arrestimin e dy asamblistëve të opozitës për etiketime politike, duke theksuar respektimin e prezumimit të pafajësisë.
Peci i cilësoi deklarimet e Ibrahimit të pavërteta dhe tha se nuk ishte në dijeni për epitetet e përmendura. Lidhur me bllokimet në faqen e tij në Facebook, ai tha se faqja ka edhe pesë administratorë dhe se sugjerimi i tij kishte qenë të bllokoheshin personat që ofendojnë dhe shpifin.
Kryetari pretendoi gjithashtu se vetë ka qenë objekt fyerjesh, shpifjesh dhe linçimesh politike.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


