Parlamentet studentore u bashkohen thirrjeve për votimin e ligjit për Specialen
Parlamentet studentore të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren kanë mbështetur protestën e iniciativës “Jo në emrin tim” dhe kërkesën drejtuar deputetëve për miratimin e…

Parlamentet studentore të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren kanë mbështetur protestën e iniciativës “Jo në emrin tim” dhe kërkesën drejtuar deputetëve për miratimin e ndryshimeve në ligjin për Specialen.
Përfaqësuesit studentorë kanë shpërndarë thirrjen për tubimin e 5 tetorit, në orën 08:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. “Ligji për UÇK-në duhet të kalojë nesër!”, thuhet në afishen që kanë shpërndarë.
Mbështetje kanë shprehur edhe organizatat studentore “Unioni Demokratik Studentor” dhe “Reforma”, si dhe këshillat studentorë të Fakultetit Juridik, Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit Filozofik të UP-së.
Tubimi është paralajmëruar për mëngjesin kur Kuvendi pritet të shqyrtojë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Mbështetja studentore i shtohet mobilizimit për pjesëmarrje në protestë dhe kërkesës për votimin e projektligjit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


