Pajazitaj premton të luftojë për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Ish-ushtari i UÇK-së nga Gjermania, Enver Pajazitaj, tha në protestën pranë Kuvendit të Kosovës se do të luftojë për drejtësi derisa ish-krerët e UÇK-së të dalin nga burgu në Hagë.…

Ish-ushtari i UÇK-së nga Gjermania, Enver Pajazitaj, tha në protestën pranë Kuvendit të Kosovës se do të luftojë për drejtësi derisa ish-krerët e UÇK-së të dalin nga burgu në Hagë. Deklaratën e bëri për Ekonomia Online.
“Do të jem këtu derisa të bëhet diçka e mirë për vendin tim”, tha Pajazitaj, duke shprehur vendosmërinë për të qëndruar në protestë.
Megjithatë, ai tha se nuk është optimist për miratimin në lexim të dytë të projektligjit për ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara.
Pajazitaj bëri thirrje që të mos harrohet e kaluara. “E lus popullin që t’ia dijë vlerën kësaj lirie që është fituar me gjak”, u shpreh ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


