Paçarizi: Listës Studentore i duhet Kosova për vota
Profesori Rrahman Paçarizi tha se Lista Studentore në Serbi e përdor Kosovën për retorikë nacionaliste dhe për të fituar vota, ndonëse, sipas tij, e ka të qartë se Kosova nuk…

Profesori Rrahman Paçarizi tha se Lista Studentore në Serbi e përdor Kosovën për retorikë nacionaliste dhe për të fituar vota, ndonëse, sipas tij, e ka të qartë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë.
Në emisionin “Rubikon”, ai e lidhi këtë vlerësim me mënyrën se si përfaqësuesit e listës e përmendin Kosovën kur flasin për rajonin. Sipas interpretimit të tij, përmendja e Kosovës, por jo e Shqipërisë, tregon se ata nuk e konsiderojnë Kosovën pjesë të Serbisë.
“Ata e kanë të qartë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë, por u duhet për retorikë nacionaliste, u është dashur për t’i fituar zgjedhjet. Sepse zgjedhjet në Serbi, ndër të tjera, një pjesë e madhe e votave fitohet edhe përmes Kosovës”, deklaroi Paçarizi.
Për ndryshimet e mundshme në Serbi, ai vlerësoi se ato do të lidhen kryesisht me menaxhimin e pushtetit dhe kontrollin mbi institucionet. Paçarizi shprehu pritjen se do të çmontohet një pjesë e krimit të organizuar, zhvillim që ai e konsideroi të mirë për Kosovën.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


