Politikë

OVL-UÇK u jep afat deri nesër!

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve, pas mungesës së një marrëveshjeje politike për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale OVL të UÇK-së…

OVL-UÇK  u jep afat deri nesër!
Dëgjo artikullin 3 min

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve, pas mungesës së një marrëveshjeje politike për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

OVL të UÇK-së i kanë bërë thirrje qytetarëve që të hënën, më 5 tetor, të mblidhen para Kuvendit të Kosovës, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qasjes së pushtetit dhe, siç thonë ata, zvarritjes së kësaj çështjeje.

“Nëse deri nesër nuk ka dakordim, nga e hëna veteranët e UÇK-së do t’i përshkallëzojnë veprimet e tyre”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje politike për votimin e menjëhershëm të plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, si dhe pas lojës së vazhdueshme politike e procedurale të Albin Kurtit me një çështje kaq të ndjeshme, durimi i veteranëve të UÇK-së dhe i qytetarëve të Kosovës po merr fund.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i fton të gjithë qytetarët që të hënën, më 5 tetor, nga ora 12:00, të mblidhemi para Kuvendit të Kosovës për të shprehur pakënaqësinë ndaj kësaj qasjeje të papërgjegjshme të pushtetit.
Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së janë thellësisht të indinjuara me qasjen e z.Kurt, i cili po bënë kalkulime politike edhe me dhimbjen, sakrificën dhe dinjitetin e qytetarëve të Kosovës.

Afati për arritjen e një marrëveshjeje politike dhe procedurale që do të mundësonte votimin e menjëhershëm të të dy leximeve të plotësimeve dhe ndryshimeve të Ligjit për Gjykatën Speciale, për veteranët e UÇK-së është vetëm deri nesër, e diel.

Nëse deri nesër nuk ka dakordim, nga e hëna veteranët e UÇK-së do t’i përshkallëzojnë veprimet e tyre.

Ky pushtet, në vend që të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe ta adresojë qartë këtë çështje, po vazhdon të shtyjë, të kalkulojë dhe të abuzojë politikisht me një çështje që prek drejtpërdrejt mijëra familje dhe njerëz që bartin plagët e luftës.

Veteranëve dhe qytetarëve të Kosovës u është shterur durimi.
Të hënën, në ora 12:00, ju ftojmë të gjithëve para Kuvendit të Kosovës.

Scroll To Top