Pa kategori

OVL-UÇK: Flamuri nuk mund të justifikojë vandalizmin në Tiranë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dënuar atë që e cilëson keqpërdorim të flamurit të UÇK-së në akte vandalizmi gjatë protestës në Tiranë, duke theksuar se simboli nuk…

OVL-UÇK: Flamuri nuk mund të justifikojë vandalizmin në Tiranë
Dëgjo artikullin 1 min

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dënuar atë që e cilëson keqpërdorim të flamurit të UÇK-së në akte vandalizmi gjatë protestës në Tiranë, duke theksuar se simboli nuk mund të përdoret për të justifikuar dëmtimin e pronës publike apo private.

“Çdo qytetar ka të drejtën e protestës, por asnjë pakënaqësi, sado e thellë të jetë, nuk i jep të drejtë askujt ta lidhë flamurin e UÇK-së me dhunën, shkatërrimin dhe plaçkitjet”, thuhet në reagimin e organizatës.

OVL-UÇK u bëri thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestave të ruajnë dinjitetin e këtij simboli, i cili, sipas saj, përfaqëson Luftën Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe lirinë e fituar nga sakrifica e tyre.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top