Osmani: Paqja në Kosovë më e sigurt me NATO-n
Ish-presidentja Vjosa Osmani tha se prania e NATO-s e bën paqen në Kosovë më të sigurt, në një postim në Facebook pas pjesëmarrjes në ceremoninë e ndërrimit të komandës së…

Ish-presidentja Vjosa Osmani tha se prania e NATO-s e bën paqen në Kosovë më të sigurt, në një postim në Facebook pas pjesëmarrjes në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.
“Paqja në Kosovë është gjithnjë më e sigurt me NATO-n pranë nesh!”, shkroi ajo, duke e cilësuar Aleancën garant të paqes dhe sigurisë në vend.
Osmani njoftoi se në ceremoni falënderoi admiralin George Wikoff për angazhimin e ushtarakëve të NATO-s dhe komandantin e deritanishëm, gjeneralmajorin Ulutaş, për shërbimin e tij. Komandantit të ri, gjeneralmajorit Vergori, i uroi suksese në përmbushjen e misionit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


