Pa kategori

Nagavci: UÇK-ja nuk arsyeton dhunën ndaj deputetëve

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, dënoi përdorimin e forcës ndaj deputetit Fahrush Rexhepi pranë Kuvendit të Kosovës. Në reagimin e saj, ajo tha se askush nuk mund…

Nagavci: UÇK-ja nuk arsyeton dhunën ndaj deputetëve
Dëgjo artikullin 1 min

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, dënoi përdorimin e forcës ndaj deputetit Fahrush Rexhepi pranë Kuvendit të Kosovës. Në reagimin e saj, ajo tha se askush nuk mund ta arsyetojë dhunën ndaj një përfaqësuesi të zgjedhur duke u thirrur në emër të UÇK-së.

Nagavci iu referua pamjeve ku, sipas përshkrimit të saj, protestuesit e kapin Rexhepin për duarsh dhe e shtyjnë me forcë. Ajo theksoi se protesta, kritika dhe kërkesa për llogaridhënie janë të drejta, por nuk e përligjin forcën fizike ndaj deputetëve.

“Askush nuk fiton të drejtën të ushtrojë dhunë duke u thirrur në emër të UÇK-së”, shkroi Nagavci.

Duke e lidhur qëndrimin e saj me mbrojtjen e vlerave të luftës, ajo shtoi: “Kjo nuk është mbrojtje e vlerave të luftës. Kjo është cenim i tyre”.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top