Politikë

Mustafa: Familjet e varfra i shpenzojnë pothuajse të gjitha të ardhurat për ushqim (VIDEO)

Arben Mustafa, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, foli në emisionin “DPT te Fidani” për rritjen e çmimeve dhe ndikimin e saj në buxhetet familjare. Ai kritikoi Qeverinë dhe tha…

Mustafa: Familjet e varfra i shpenzojnë pothuajse të gjitha të ardhurat për ushqim (VIDEO)
Arben Mustafa në DPT te Fidani / Klan Kosova
Dëgjo artikullin 1 min

Arben Mustafa, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, foli në emisionin “DPT te Fidani” për rritjen e çmimeve dhe ndikimin e saj në buxhetet familjare. Ai kritikoi Qeverinë dhe tha se inflacioni është rritur ndjeshëm.

Sipas Mustafës, familjet me të ardhura të ulëta ndajnë një pjesë më të madhe të buxhetit për ushqim dhe mallra bazike, duke mbetur me më pak mundësi për nevojat e tjera.

Deklarata e plotë e cituar në artikull:

“Sa më të ulëta që janë të ardhurat e një familjeje, përqindja e të ardhurave që shkojnë në mallra bazike, në ushqim, është më e madhe. Domëthënë që nëse mesatarisht për një familje shkojnë 60% e të ardhurave në ushqim, për një familje të varfër shkojnë edhe më shumë dhe nuk mbetet asgjë tjetër”, tha Mustafa.

Shikoni videon e emisionit “DPT te Fidani” me Arben Mustafën:

Shikoni videon e plotë në YouTube

Burimi: Klan Kosova / DPT te Fidani.

Scroll To Top