Musliu kërkon Hoxhën javën tjetër, komisioni e lë pas katër javësh
Kërkesa e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të raportojë javën e ardhshme për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë, nuk u miratua…

Kërkesa e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të raportojë javën e ardhshme për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë, nuk u miratua në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Kryetari i komisionit, Mefail Bajqinovci, tha se Hoxha do të raportojë pas katër javësh.
Musliu kërkoi që komisioni ta dëgjojë Policinë për të sqaruar veprimet institucionale dhe dilemat e ngritura rreth rastit. Ajo theksoi se propozimi nuk synonte fajësimin e Policisë, por sqarimin e rrethanave, dhe përmendi mundësinë e thirrjes edhe të Inspektoratit Policor.
Bajqinovci iu referua komisionit hetimor parlamentar, duke thënë se ai do të shqyrtojë nëse ndonjë institucion e kishte neglizhuar punën në rastin e Zekajt. Sipas tij, raportimi i drejtorit të Policisë do të përfshijë çështjet që kanë ngritur shqetësime te deputetët.
Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Selimi, theksoi se rasti i Zekajt dhe rastet e tjera të dhunës në familje duhet të trajtohen me seriozitet nga të gjitha institucionet përgjegjëse.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


