Haradinaj me ambasadorin e ri gjerman: Në fokus partneriteti
Ramush Haradinaj tha se me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, shkëmbeu mendime për zhvillimet aktuale në vend dhe thellimin e partneritetit mes Kosovës dhe Gjermanisë. Deputeti…

Ramush Haradinaj tha se me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, shkëmbeu mendime për zhvillimet aktuale në vend dhe thellimin e partneritetit mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Deputeti i Aleancës e bëri këtë të ditur në Facebook, pas pjesëmarrjes në aktivitetin e organizuar nga Ambasada e Gjermanisë me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.
Haradinaj vlerësoi kontributin gjerman në shtetndërtimin e Kosovës. “Gjermania ka dhënë mbështetje shumë të madhe për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe për këtë, populli ynë do të jetë përgjithmonë mirënjohës”, shkroi ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


