Katari: Bisedimet Iran–SHBA vazhdojnë mes tensioneve në Gjirin Persik
Negociatat mes Iranit dhe SHBA-së po vazhdojnë pavarësisht tensioneve në rritje dhe frikës nga rifillimi i luftimeve, konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari. Sipas tij, palët…

Negociatat mes Iranit dhe SHBA-së po vazhdojnë pavarësisht tensioneve në rritje dhe frikës nga rifillimi i luftimeve, konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari.
Sipas tij, palët mbeten të angazhuara në përpjekje diplomatike. Konfirmimi vjen mes raportimeve për incidente me anije në Gjirin Persik: agjencia iraniane Fars, duke cituar Gardën Revolucionare, raportoi se dy çisterna nafte u dogjën pasi ranë në mina në ngushticën e Hormuzit.
Paralelisht, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi pas bisedimeve me homologun rus Sergej Lavrov në Teheran se marrëdhëniet strategjike mes Iranit dhe Rusisë kanë arritur nivelin më të lartë në histori.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


