Murati: Paraja e paligjshme u merr të ardhura shkollave e spitaleve
Paraja e paligjshme krijon konkurrencë të pabarabartë dhe largon të ardhurat nga buxheti që financon shkollat, spitalet dhe rrugët, tha ministri i Financave, Hekuran Murati, në aktivitetin për integritetin financiar…

Paraja e paligjshme krijon konkurrencë të pabarabartë dhe largon të ardhurat nga buxheti që financon shkollat, spitalet dhe rrugët, tha ministri i Financave, Hekuran Murati, në aktivitetin për integritetin financiar të organizuar nga ministria në kuadër të Procesit të Berlinit.
Murati e lidhi luftën kundër financave të paligjshme me mbrojtjen e parasë publike, besimin në institucione dhe tërheqjen e investimeve. Ai përmendi uljen e pragut për pagesat në para të gatshme ndërmjet bizneseve dhe masat për kontrollin e licencimin e operatorëve të kriptomonedhave si hapa të ndërmarrë në Kosovë.
Ministri tha se problemi kërkon bashkëpunim përtej kufijve. “Paraja e paligjshme e kalon kufirin lehtë. Prandaj bashkëpunimi na duhet, sidomos për Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Murati.
Në të njëjtin aktivitet, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, theksoi se përparimi kërkon kapacitete institucionale, besim publik dhe veprim të përbashkët rajonal.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


