Politikë

Mungesa në marsh, pse Limaj e quan të pakuptimtë?

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka cilësuar të pakuptimtë mospjesëmarrjen e Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut në Marshin për UÇK-në. Sipas tij, çështja e Hagës dhe UÇK-ja duhet t’i…

Mungesa në marsh, pse Limaj e quan të pakuptimtë?
Dëgjo artikullin 1 min

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka cilësuar të pakuptimtë mospjesëmarrjen e Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut në Marshin për UÇK-në. Sipas tij, çështja e Hagës dhe UÇK-ja duhet t’i bashkojnë njerëzit, pavarësisht ndarjeve politike.

Limaj e lidhi këtë qëndrim me rëndësinë që ai i jep vendimit të së mërkurës së ardhshme për të ardhmen e Kosovës. Ai tha se këtë rëndësi e kuptojnë si pjesëmarrësit në marsh, ashtu edhe ata që nuk marrin pjesë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli

“Nëse diku nuk duhet të ketë ndarje është ky vend, ky rast”, u shpreh ai, duke folur për zhvillimet në Hagë.

Në thirrjen e tij për bashkim, Limaj iu drejtua atyre që ndihen krenarë për të kaluarën e tyre dhe atyre që, sipas tij, gëzojnë të mirat e shtetit të ndërtuar me sakrificë.

DPT — Drita për të vërtetën

Scroll To Top