Mungesa e Binakut ndan pushtetin dhe opozitën në komision
Mungesa e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku, në raportimin e sotëm ndau deputetët në Komisionin për Ekonomi: opozita kërkoi debat për gjendjen në institucion, ndërsa përfaqësuesit e shumicës…

Mungesa e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku, në raportimin e sotëm ndau deputetët në Komisionin për Ekonomi: opozita kërkoi debat për gjendjen në institucion, ndërsa përfaqësuesit e shumicës këmbëngulën të vazhdohej me pikat e tjera.
Kryetari i komisionit, Arben Mustafa, tha se Binaku fillimisht e kishte konfirmuar pjesëmarrjen, por më pas kishte refuzuar të raportonte. Ai e cilësoi të rëndë gjendjen në Autoritet dhe pretendoi se që nga maji i vitit 2025 nuk ishte thirrur asnjë mbledhje e komisionit të këtij institucioni, pavarësisht kuorumit me anëtarët e zgjedhur.
Deputeti i LVV-së, Taulant Kelmendi, kundërshtoi vazhdimin e debatit në mungesë të përfaqësuesve të Autoritetit. Sipas tij, në emailin që Binaku i kishte dërguar komisionit, mungesa arsyetohej me shkaqe objektive.
Kelmendi kërkoi që komisioni të vazhdonte punën me çështjet e tjera të rendit të ditës dhe që diskutimi për Autoritetin të bëhej në praninë e tij.
Debat për gjendjen në institucion gjatë mbledhjes së sotme kërkuan edhe Ermal Sadiku nga LDK-ja dhe Burim Ramadani nga AAK-ja.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


