Pa kategori

Hamza pranon Shiroka-Pulën, por nxjerr edhe kundërkandidaten

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se partia e tij e pranon Justina Shiroka-Pulën, të propozuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti për presidente, dhe do të propozojë Eliza Hoxhën…

Hamza pranon Shiroka-Pulën, por nxjerr edhe kundërkandidaten
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se partia e tij e pranon Justina Shiroka-Pulën, të propozuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti për presidente, dhe do të propozojë Eliza Hoxhën si kundërkandidate.

Hamza njoftoi gjithashtu se deputetët e PDK-së do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, ku pritet të trajtohen ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. “Për PDK do të shkojmë në sallën e Kuvendit dhe presim ta votojmë ligjin dhe ta përfundojmë këtë”, tha ai.

Duke kërkuar më shumë seriozitet për zgjedhjen e presidentes, Hamza tha se marrëveshja duhej të ishte arritur disa ditë më herët. Deklarata e tij pasoi propozimin e Kurtit për Shiroka-Pulën dhe ftesën drejtuar PDK-së që ta votojë. Kurti kishte shprehur gatishmërinë për votimin paraprak të ndryshimeve për Dhomat e Specializuara, nëse Hamza zotohej për pjesëmarrjen me votë në seancë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top