Miftaraj: Lojëra për interesa personale në zgjedhjen e presidentes
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, tha se partia me më së shumti vota kishte bërë lojëra për interesa personale në procesin e zgjedhjes së presidentes…

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, tha se partia me më së shumti vota kishte bërë lojëra për interesa personale në procesin e zgjedhjes së presidentes së Kosovës.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ai e cilësoi procesin si joserioz dhe jodinjitoz. Kritika e tij iu drejtua partisë që, sipas tij, kishte pasur në njëfarë mënyre në dorë zgjedhjen e presidentit.
“Një shtet joserioz. Partia që ka pasur vota më së shumti, që ka pasur në njëfarë mënyre në dorë zgjedhjen e presidentit, ka treguar se është në gjendje me bë lojëra edhe në procese kaq të rëndësishme, për interesa dhe ego personale të dikujt”, u shpreh Miftaraj.
Ndiqeni pjesën nga emisioni “DPT te Fidani” në videon më poshtë:
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


