Pa kategori

Mehmeti: Çfarë do ta hapte rrugën drejt qeverisë serbe?

Visar Mehmeti, deputet i zgjedhur në Parlamentin e Serbisë, tha në Klan Kosova se përfaqësuesit shqiptarë mund të bëhen pjesë e qeverisë së re nëse gjejnë gjuhë të përbashkët me…

Mehmeti: Çfarë do ta hapte rrugën drejt qeverisë serbe?
Dëgjo artikullin 1 min

Visar Mehmeti, deputet i zgjedhur në Parlamentin e Serbisë, tha në Klan Kosova se përfaqësuesit shqiptarë mund të bëhen pjesë e qeverisë së re nëse gjejnë gjuhë të përbashkët me Listën Studentore, por theksoi se ende nuk ka asgjë konkrete.

Sipas tij, nuk është vendosur nëse përfaqësuesit shqiptarë do të jenë në opozitë apo në qeverisje. Ai pret që, pas certifikimit të rezultateve, fituesit t’i ftojnë në bisedime ku do të paraqesin platformën e tyre.

“Presim që të kemi padyshim bisedime, të ulemi, ta shpalosim platformën tonë dhe të shohim, ndoshta sado pak e gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe mund të jemi pjesë e qeverisë. Mirëpo, deri tani nuk ka asgjë konkrete”, u shpreh Mehmeti.

Ai e vlerësoi si të kënaqshëm sigurimin e dy ulëseve në parlament, megjithëse synimi ishte të fitonin tri mandate. Sipas Mehmetit, mandati i tretë ishte shumë afër, ndërsa dy mandatet e siguruara përbëjnë arritje duke marrë parasysh klimën politike në Serbi.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top