McGurk vë tri prioritete për gratë pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës
Gratë duhet të kenë më shumë hapësirë në vendimmarrje, pavarësi më të madhe financiare dhe mbrojtje më të fuqishme nga dhuna, tha ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, në…

Gratë duhet të kenë më shumë hapësirë në vendimmarrje, pavarësi më të madhe financiare dhe mbrojtje më të fuqishme nga dhuna, tha ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, në urimin për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente.
“Gratë kanë nevojë për më shumë hapësirë në vendimmarrje, pavarësi më të madhe financiare dhe mbrojtje më të fuqishme nga dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në familje”, shkroi ai.
McGurk mirëpriti zgjedhjen e saj dhe përgëzoi partitë për kompromisin e arritur. Ai theksoi se interesat e qytetarëve dhe komuniteteve që ato përfaqësojnë duhet të jenë gjithmonë prioritet.
Duke veçuar zgjedhjen sërish të një gruaje në krye të shtetit, ai bëri thirrje që ky shembull të pasqyrohet edhe në fusha të tjera të jetës publike.
“Presidentja Shiroka-Pula do të gjejë një partner të përkushtuar te OSBE-ja në Kosovë, ndërsa punon për avancimin e këtyre prioriteteve”, shkroi McGurk.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


