Pa kategori

Maliqi ia ngarkon Ramës përgjegjësinë për përshkallëzimin e protestës

Analisti Agon Maliqi ia ngarkon kryeministrit Edi Rama përgjegjësinë për përshkallëzimin e protestës në Shqipëri, duke argumentuar se shpërfillja e kërkesave paqësore dhe mungesa e zgjidhjeve politike po e shtyjnë…

Maliqi ia ngarkon Ramës përgjegjësinë për përshkallëzimin e protestës
Dëgjo artikullin 1 min

Analisti Agon Maliqi ia ngarkon kryeministrit Edi Rama përgjegjësinë për përshkallëzimin e protestës në Shqipëri, duke argumentuar se shpërfillja e kërkesave paqësore dhe mungesa e zgjidhjeve politike po e shtyjnë situatën drejt dhunës.

Në një postim në Facebook, Maliqi e cilësoi mllefin e qytetarëve si legjitim dhe kryesisht organik. Sipas tij, përshkallëzimi është simptomë e ngushtimit të hapësirës demokratike nga Rama dhe nga opozita formale, legjitimitetin e së cilës ai e konteston.

“Rama është ai që e mban përgjegjësinë për përshkallëzimin e situatës”, shkroi Maliqi, duke kritikuar reduktimin e motiveve të protestës te ndërhyrjet e huaja.

Ai vlerësoi se kërkesat për mirëqeverisje duhet të ndihmojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, ndërsa paralajmëroi kundër ndikimit të rrymave ekstremiste në protestë. Maliqi kërkoi gjithashtu mbështetje për studentët dhe gjeneratën Z, duke theksuar se përgjegjësia për krijimin e alternativave politike nuk mund t’u lihet atyre.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top