Pa kategori

Lushtaku: Nuk kam aspirata për kreun e PDK-së

Sami Lushtaku tha se nuk synon drejtimin e PDK-së pas dorëheqjes së Bedri Hamzës dhe se është i përqendruar në detyrën e kryetarit të Komunës së Skenderajt. Në një lidhje…

Lushtaku: Nuk kam aspirata për kreun e PDK-së
Dëgjo artikullin 1 min

Sami Lushtaku tha se nuk synon drejtimin e PDK-së pas dorëheqjes së Bedri Hamzës dhe se është i përqendruar në detyrën e kryetarit të Komunës së Skenderajt.

Në një lidhje telefonike në emisionin Debat Plus, ai mohoi se ka pretendime për postin e kryetarit të partisë. “Jo. Asnjëherë as kam pasur dhe as nuk kam aspirata”, deklaroi Lushtaku.

Ai shtoi se ata që flasin në emrin e tij dhe e lidhin me synimin për ta drejtuar PDK-në e kanë gabim.

Qëndrimi vjen pasi Hamza njoftoi dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i partisë, në konferencën për media pas mbledhjes së kryesisë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top