Lushtaku: Kurti s’e miraton ligjin për karrigen e vet
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzoi kryeministrin Albin Kurti se për ta ruajtur pushtetin nuk po e miraton projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, pasi iu bashkua…

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzoi kryeministrin Albin Kurti se për ta ruajtur pushtetin nuk po e miraton projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, pasi iu bashkua protestuesve që kërkojnë miratimin e tij.
“Për karrigen e vet nuk e miraton një ligj”, tha Lushtaku. Ai argumentoi se çështja nuk lidhet vetëm me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, por me shtetin e Kosovës dhe sakrificën e UÇK-së e të popullit shqiptar.
Lushtaku akuzoi gjithashtu pushtetin për manipulim të Policisë së Kosovës dhe e cilësoi ndërhyrjen ndaj protestuesve si të panevojshme. Sipas tij, protestuesit kanë qenë të qetë. Këto janë pretendime të Lushtakut.
I pyetur për zgjedhjen e presidentit, ai tha se për të përparësi ka miratimi i ligjit dhe se për çështjen e presidentit mund të përgjigjet kryetari i partisë së tij.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


