Pa kategori

Lushtaku e Haxhiu largohen, komisioni mbetet pa kuorum

Komisioni për Buxhet mbeti pa kuorum pas largimit të deputetëve Mërgim Lushtaku dhe Teuta Haxhiu, duke lënë pa shqyrtuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit…

Lushtaku e Haxhiu largohen, komisioni mbetet pa kuorum
Dëgjo artikullin 1 min

Komisioni për Buxhet mbeti pa kuorum pas largimit të deputetëve Mërgim Lushtaku dhe Teuta Haxhiu, duke lënë pa shqyrtuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Në sallë ishin pesë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Lushtaku nga PDK-ja dhe Haxhiu nga AAK-ja. Lushtaku kundërshtoi që projektligji të prezantohej nga zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani.

Deputetët e Vetëvendosjes kërkuan vazhdimin e mbledhjes, por pas largimit të dy deputetëve komisioni nuk kishte kuorumin e nevojshëm. Haxhiu kritikoi edhe mënyrën e hartimit dhe miratimit të ligjeve.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top