Lladrovci: Qeverisja ndryshohet me votë, jo me dhunë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se ndryshimi i qeverisjes në Shqipëri duhet të bëhet përmes votës dhe se dhuna e thirrjet për djegie bien ndesh me rrugëtimin e vendit…

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se ndryshimi i qeverisjes në Shqipëri duhet të bëhet përmes votës dhe se dhuna e thirrjet për djegie bien ndesh me rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.
Në reagimin e tij për protestat në Tiranë, ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri u shpreh se çështjet e projektit në Zvërnec, kushtet e studentëve dhe kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit duhen trajtuar përmes dialogut dhe mirëkuptimit.
“Shqipëria është në kilometrin e fundit të maratonës integruese, askush nuk ka të drejtë ta ndalojë”, shkroi Lladrovci.
Ai bëri thirrje për qetësi dhe maturi, duke theksuar: “Ndryshimi i qeverisjes bëhet me votë, jo me ‘digje, digje’. Jo Shqipëri të djegur, o shqiptar!”
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


