Pa kategori

“Liria ka Emër” fton mërgatën në Bruksel kundër aktgjykimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve në Evropë të marrin pjesë në protestën e 10 tetorit në Bruksel kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas njoftimit të…

“Liria ka Emër” fton mërgatën në Bruksel kundër aktgjykimit
Dëgjo artikullin 1 min

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve në Evropë të marrin pjesë në protestën e 10 tetorit në Bruksel kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas njoftimit të platformës, protesta do të nisë në orën 16:00.

“Të dashur bashkatdhetarë kudo në Evropë, më 10 tetor, në Bruksel nga ora 16:00 protestojmë prapë kundër padrejtësisë ndaj çlirimtarëve tanë. Bashkë për UÇK-në, drejtësinë dhe të vërtetën!”, thuhet në thirrje.

Platforma e cilëson aktgjykimin si padrejtësi dhe kërkon pjesëmarrjen e mërgatës në tubim.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top