Limaj i dhuron Fidan Jupollit emblemën e UÇK-së (VIDEO)
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ia ka dhuruar moderatorit Fidan Jupolli emblemën e UÇK-së në përfundim të emisionit “DPT te Fidani”. Limaj ia vendosi emblemën në sako Jupollit, duke…

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ia ka dhuruar moderatorit Fidan Jupolli emblemën e UÇK-së në përfundim të emisionit “DPT te Fidani”.
Limaj ia vendosi emblemën në sako Jupollit, duke e përshkruar dhuratën si një gjest simbolik që, përmes gazetarit, ua drejtonte edhe të rinjve të Kosovës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
“Përmes teje, po ua jap këtë simbol shumë djem e çikave të Kosovës”, tha Limaj.
Ai shprehu krenari për të rinjtë që kishte parë të rreshtuar duke dhënë betimin për shtetin e Kosovës, ndërsa foli edhe për dhimbjen që, sipas tij, kishte përjetuar gjatë ditëve të fundit.
Gjatë intervistës, Limaj kishte diskutuar edhe për luftën e UÇK-së dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke rikujtuar kundërshtimin e tij ndaj votimit të këtij ligji.
Ndiqeni momentin e dhurimit të emblemës në videon e emisionit më poshtë:


