Limaj: Beteja për ligjin e Speciales nuk mbaron me votimin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u bëri thirrje iniciuesve dhe deputetëve që votuan ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të përgatiten për betejë juridike dhe politike, nëse ligji…

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u bëri thirrje iniciuesve dhe deputetëve që votuan ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të përgatiten për betejë juridike dhe politike, nëse ligji kontestohet.
Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, ai tha se ndryshimet e miratuara më 6 tetor nga Kuvendi duhen trajtuar si ligj i shtetit të Kosovës, pavarësisht se kush i inicioi.
“Ne jemi futur në një betejë juridike”, tha Limaj, duke kërkuar përgatitje për kontestimet e mundshme.
Ai shprehu bindjen se vullneti politik i Kuvendit nuk mund të ndalet. “Për mua ka pasur rëndësi vullneti politik. Vullneti politik është shprehur në Parlamentin e Kosovës”, deklaroi ai.
Limaj tha se tani duhet ndjekur zbatimi i ligjit nga institucionet dhe nëse do të ketë kontestime para Gjykatës Kushtetuese. Ai u bëri thirrje qytetarëve të përcjellin veprimet e institucioneve dhe deputetëve.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


